10/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Zëvendës/Kryeministri Bozhidar Gjeliç tha të hënën (9 nëntor) se pret që anëtarët e Parlamentit Europian të vendosin për të përshpejtuar procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit serbë në seancën e tyre të së enjtes. Gjeliç thotë se vendimi do të jetë një tregues i fortë i vendimit të fundit, që pritet deri më 1 dhjetor. Sllovenia ka propozuar zbatimin e hershëm të rregjimit pa viza për Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi, duke filluar më 19 dhjetor në vend të 1 janarit, siç u sugjerua nga Komisioni Europian. (Beta, EMportal - 09/11/09)