10/11/2009
SHKUP, Maqedoni -- Policia njoftoi të hënën (9 nëntor) se kishte identifikuar një 28 vjeçar si autorin e katër vrasjeve dhe tre tentativave për vrasje. Viktor Karamarkov thuhet se ka përdorur një sëpatë për të vrarë katër plaka për bizhuteritë e tyre. Vrasjet në Shkup vazhduan tetë muajt e fundit. Karamarkov, një i dhënë pas drogës, u arrestua në fund të muajit të kaluar. Në rast se dënohet ai do të përballet me burgim të përjetshëm. (Makfax, A1, MIA, Sitel, Alsat - 09/11/09)