10/11/2009
STAMBOLL, Turqi -- Udhëheqësit e vendeve në Organizatën e Konferencës Islamike (OIC) u mblodhën në Stamboll të hënën (9 nëntor) për të diskutuar mbi mënyrat për të rritur bashkëpunimin ekonomik mes krizës financiare botërore. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në forum, Presidenti turk Abdullah Gul kërkoi bashkëpunim më të mirë mes anëtarëve në shumë fronte. "Vendet tanë përballen me sfida botërore, të tilla si urbanizimi, emigracioni, industrializimi, efektet negativë të ndryshimit të klimës ... dhe probleme të rëndë me dimensione social-ekonomikë dhe mjedisorë," tha Gul. Takimi mblodhi së bashku 11 presidentë, tre zëvendë/presidentë, gjashtë kryeministra dhe 18 ministra nga vendet islamikë. (Zaman - 10/11/09; ISRIA, Hurriyet, MIA, EuropeNews, Press TV - 09/11/09)