09/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Lumenjtë e fryrë në Gramsh, rreth 60 km nga Tirana, kanë vrarë dy persona, ndërsa shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje në rajonet veriperëndimore të Lezhës, Kurbinit dhe Shkodrës. Viktimat e para të shirave të dendur në zonë u nxorrën nga uji i Lumit Sojnik të dielën (8 nëntor). Rruga kombëtare për në Kukës, e cila lidh gjithashtu veriun me Kosovën, u paralizua për disa orë të shtunën. Një njësi speciale u ngrit për të trajtuar gjendjen. (Shekulli, BBC, Klan, Top News - 08/11/09)