09/11/2009
ANKARA, Turqi -- Presidenti sudanez Omar al-Bashir ka vendosur që të mos marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të Organizatës së Konferencës Islamike, citohen të kenë thënë të dielën (8 nëntor) zyrtarët. Bashir, i cili është akuzuar për genocid nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, filimisht pritej të mbërrinte në Stamboll të hënën. Megjithë kritikën nga BE, qeveria turke tha se nuk do t'a arrestojë atë në takim. Megjithatë, agjensia shtetërore e lajmeve e Sudanit, Suna njoftoi të dielën se vizita ishte anulluar për shkak të "zhvillimeve të reja". Bashir akuzohet për kryerjen e një fushate genoicidi që rezultoi në vdekjen e rreth 35,000 vetëve dhe shkaktoi "vdekjen e ngadalshme" të së paku 100,000 të tjerëve, si dhe për dëbimin nga shtëpitë e tyre të 2.5 milionë njerëzve në Darfur. (BBC, AFP, Anadolu news agency - 08/11/09)