06/11/2009
TIRANE, Shqipëri -- Sipërmarrësi i naftës Rezart Taçi u paraqit të enjten (5 nëntor) në një rajon policie në Tiranë, ditë pasi ishte akuzuar për rrahjen e gazetarit dhe botuesit Mero Baze në një bar të Tiranës më parë gjatë javës. Taçi hodhi poshtë akuzat kundër tij duke thënë se ishte gati të përballej me drejtësinë. Media ka thënë se Baze u rrah nga Taçi dhe dy truprojet e tij për botimin e artikujve që akuzonin Taçin për korrupsion. Sulmi ndezi reagime të ashpra nga shoqatat e gazetarëve vendas dhe ndërkombëtare, zyrtarë qeveritarë dhe partitë e opozitës, si dhe nga ambasadat e huaja. (BBC, Shekulli, Top Channel, VoA, Ora News, Alsat - 05/11/09)