06/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Policia arrestoi të premten herët (6 nëntor) pesë persona të dyshuar për krime lufte kundër civilëve në Bosnjën dhe Herzegovinën (BiH) lindore. Zëdhënësi i zyrës së prokurorit të krimeve të luftës, Bruno Vekariç, tha se ata të pestë janë dyshuar për vrasjen e 23 civilëve me origjinë rome në fshatrat Malesiç, Petkoviç dhe Drinjacë më 11 korrik 1992. Ai shtoi se një i dyshuar i pestë është ndërkohë në burg duke kryer një dënim për krime të luftës të kryera në Sjeverin, në BiH lindore. (Beta, Tanjug, B92, Sitel, MIA - 06/11/09)