05/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Qeveria ka në plan të diskutojë të enjten (5 nëntor) një projekt-ligj mbi përcaktimin e juridiksionit të krahinës së Vojvodinës, një parakusht për miratimin e statutit të krahinës. Projekt-ligji u shtua në rendin e ditës pasi Kryeministri Mirko Cvetkoviç dhe Nenad Çanak, udhëheqësi i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) ranë dakord mbi ndryshimet e sugjeruara nga partia që do të përfshihen në projekt-variantin e dokumentit. LSV këmbëngul që Vojvodina të ketë një kryeqytet, Novi Sadin, ashtu si dhe Akademinë e vet të Shkencave dhe Arteve dhe se autonomia e krahinës nuk mund të pengohet nga ligje të tjerë. Miratimi i projekt-ligjit është shtyrë nga mosmarrëveshjet lidhur me atë se sa autonomi duhet të mbajë krahina. Pas miratimit nga qeveria, ligji mbi transferimin e pushtetit do të dërgohet në parlament së bashku me projekt-statutin. Ai u miratuar nga parlamenti i krahinës më shumë se një vit më parë. (Beta, Tanjug - 05/11/09; B92, FoNet, Beta, RTS - 04/11/09)