04/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Kryeministri Mirko Cvetkoviç ka zhvilluar bisedime me kryetarin e Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak për të diskutuar mbi propozimet lidhur me ligjin që qeveris krahinën. Një projekt-ligj është tashmë në diskutim, por është bllokuar nga mosmarrëveshjet sesa autonomi duhet të ketë Vojvodina. Sipas Çanak, ai dhe Kryeministri ranë dakord mbi zgjidhjet që do të parandalojnë pengimin e autonomisë së krahinës. Cvetkoviç, ndërkohë, tha se qeveria e tij do të jetë dakord me sugjerimet e bëra nga partia e Çanak dhe se ai pret mbështetjen e shumicës në parlament për statusin. (B92, Politika)