Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Autoritetet shqiptare dënojnë sulmin kundër gazetarit

04/11/2009

TIRANE, Shqipëri -- Autoritetet dhe shoqatat e gazetarëve dënuan të martën (3 nëntor) rrahjen e gazetarit dhe botuesit Mero Baze një natë më parë në Tiranë. Kryeministri Sali Berisha lëshoi një deklaratë duke e përshkruar atë si "një akt të rëndë dhe të shëmtuar; të papranueshëm për një shoqëri të lirë". Ambasada e SHBA tha se "sulmet fizikë ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të frikësimit të mediave hedhin një hije mbi lirinë e shtypit." Zyra e OSBE në Tiranë, partitë opozitare dhe shoqatat e gazetarëve u kërkuan autoriteteve që të gjejnë dhe të dënojnë fajtorët. Dy gazetarë të tjerë dëshmuan sulmin ndaj Bazes në një bar në qendër të Tiranës që besohet të jetë nxitur nga një sërë njoftimesh që akuzojnë për korrupsion sipërmarrësin e naftës Rezart Taçi. (Shekulli, VOA, BBC, Top Channel, News 24, Vizion +, Klan - 03/11/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes