03/11/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Ministri i Jashtëm Skënder Hyseni pritet të vizitojë Shkupin të premten (6 nëntor) për të diskutuar çështjet praktike lidhur me hapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatës, njoftoi media vendase të martën, duke cituar burime qeveritare në Shkup. Më pas këtë muaj, një delegacion nga Maqedonia do të vizitojë Prishtinën për të përfunduar hapjen e Ambasadës maqedonase në Kosovë.
Në lajme të tjera, Zyra Civile Ndërkombëtare po lëshon rezultatet e dy sondazheve të kryera në prill dhe qershor për të matur kënaqësinë e publikut me administratën e pushtetit vendor dhe qëndror. Në prill, 40% e shqiptarëve besonin se kushtet e jetesës do të përmirësoheshin; në qershor shifra ra në 37%. Midis serbëve, 18% e të përgjigjurve në prill besonin se do të kishte kushte më të mira jetese, ndërsa në qershor përqindja ra në 10%. Përsa i përket rolit të EULEX, 74% e të gjithë të përgjigjurve shprehën shpresë se EULEX do të ndihmojë në uljen e korrupsionit në Kosovë. (Koha Ditore, Zeri, Kosova Sot - 03/11/09)