02/11/2009
BEOGRAD, Serbi -- Kryeprokurori i gjykatës së OKB për krimet e luftës Serge Bramertz do të vizitojë Serbinë të mërkurën (4 nëntor), njoftoi media vendase të dielën. Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor ai do të takohet me Presidentin Boris Tadiç, Kryeministrin Mirko Cvetkoviç dhe zyrtarët përgjegjës për bashkëpunimin e vendit me Hagën. Vizita ka lidhje me raportin e Bramertz në Këshillin e Sigurimit në dhjetor. Ai vizitoi Bosnje dhe Herzegovinën javën e shkuar. (Beta, Medjunarodni Radio Srbija - 01/11/09)