02/11/2009
ATHINE, Greqi -- Policët e skuadrës kundër terrorizmit arrestuan të dielën (1 nëntor) një njeri që dyshohej për furnizimin me armë të organizatës terroriste Sekti i Revolucionarëve. I dyshuar mbante një çantë me një revole, një veshje anti-plumb dhe transmetuesa pa tel kur u kap pranë Athinës. Policia thotë se ai është një aleat i ngushtë i bosit të mafias Vasilis Paleokostas, i cili arriti të arratistet nga një burg i Athinës me helikopter më parë këtë vit. Në shkurt, Sekti i Revolucionarëve doli në pah kur mori përgjegjësinë për disa sulme kundër postave të policisë në Greqi. (To Vima, Phileleftheros, BTA - 01/11/09)