01/11/2009
ATHINË, Greqi -- Një grup terrorist i ekstremit të djathtë pretendoi përgjegjësinë për sulmin me bombë herët të premten (30 tetor) mbi një ndërtesë në Athinë ku jeton një anëtar i Parlamentit Evropian (PE) i partisë opozitare Demokracia e Re. Zjarri i Nukleut të Komplotit tha në një deklaratë në internet se sulmi ishte për të protestuar veprimet e Marieta Janakou kur ajo ishte ministre e drejtësisë nga viti 2004 deri 2007. Një seri reformash që zbatoi ajo provokuan një seri valësh protestash midis studentëve grek. Njëzet minuta para shpërthimit të së premtes, dy telefonata anonime u bënë një mediat lokale, duke paralajmëruar sulmin. Shpërthimi shkaktoi vetëm dëmtime minore. Janakou u zgjodh në qershor në PE. (AP, Xinhua - 30/10/09)