30/10/2009
ZAGREB, Kroaci -- Ministri i Ekonomisë Damir Polancec dhe dorëheqjen të premten (30 tetor) midis kritikave të forta lidhur me një skandal ku përfshihet prodhuesi ushqimor vendas Podravka. Tashmë, shtatë zyrtarë të ndërmarrjes janë ndaluar për përfshirje të dyshuar në një seri veprimesh financiare që filluan më 2006. Hetuesit thonë se ata kishin ndërmend të blinin aksionet e Podravkës dhe të merrnin firmën duke përdorur vetë paratë e saj, që i kushtuan vendit 34.5 milionë euro humbje Në një konferencë shtypi të premten, Polancec, që ishte gjithashtu zëvendës/kryeministër, tha se po largohej për shkak se nuk donte të dëmtonte qeverinë dhe koalicionin në pushtet. Partitë e opozitës kërkuan dorëheqjen e tij. Gazeta Vecernji List citon burime që thonë se USKOK, zyra kundër korrupsionit e Kroacisë, po e heton Polancec. (HRT, Poslovni, HINA, Jutarnji List, Reuters - 30/10/09