29/10/2009
TIRANE, Shqipëri -- Pozita e grave në Shqipëri duhet të përmirësohet me qëllim që t'u jepet atyre një rol më i rëndësishëm në shoqëri, arriti në përfundimin një konferencë kombëtare e mbajtur në Tiranë të mërkurën (28 tetor). "Dhuna shtëpiake, papunësia e lartë dhe një mungesë përfaqësimi e grave në politikë dhe pozicione të tjera vendim-marrëse janë të gjitha çështje të rënda që duhen trajtuar në Shqipëri," tha në veprimtari, kreu i USAID për Shqipërinë Roberta Mahoni. Konferenca quhej Fuqizimi i Grave në Shqipëri -- Një Strategji për Zhvillimin Përfshirës. (NOA, Telegrafi, VoA, Top Channel, Ora News, News 24 - 28/10/09)