29/10/2009
BUKURESHT, Rumani -- Komitetet parlamentarë nisën të mërkurën (28 tetor) seancën mbi propozimet për qeverinë e re nga Kryeministri i caktuar Luçian Kroitoru. Gjashtë nga ministrat e propozuar janë diskutuar, por vetëm dy prej tyre morën vota pozitive. Vasile Blaga, i propozuar për të mbetur si ministër i zhvillimit rajonal fitoi miratimin me mbështetjen e Aleancës Demokratike të Hungarezëve. Blaga është një mik i ngushtë i Presidentit Trajan Bashesku dhe është duke mbikqyrur fushatën e tij të rizgjedhjes. Diplomati i karrierës Bogdan Auresku mori vlerësime të larta për portofolin e punëve të jashtme.
Seancat do të vazhdojnë të enjten dhe të premten po të jetë e nevojshme, përpara një votimi nga i gjithë parlamenti javën e ardhshme. Miratimi i qeverisë nuk pritet. (Evenimentul Zilei, Romania Libera - 29/10/09; Mediafax, Hotnews.ro - 28/10/09)