29/10/2009
SOFJE, Bullgari -- Pesë shkolla anembanë vendit janë mbyllur pasi disa nxënës u testuan pozitivë për virusin H1N1, njoftuan të mërkurën (28 tetor) autoritetet shëndetësorë. Eshtë rregjistruar një numër gjithsej prej 204 rastesh të gripit të derrit. Autoritetet kanë konfirmuar vdekjen e dytë, një 30 vjeçar nga Samokov ishte pre e virusit të martën.
Në Serbi, ndërkohë, drejtori i shkollës të ciklit të parë të Kaçak njoftoi të enjten se disa nxënës ishin infektuar me virusin H1N1. Mirko Lazoviç shtoi se një numër i përgjithshëm prej 11 nxënësish nga shkolla Milica Pavlloviç kanë shfaqur simptoma të virusit. Media vendase tha se në tre nga këto raste, virusi është konfirmuar.
Njoftime të tjera të enjten sugjeruan se tre nxënës në shkollën e mesme ushtarake në Beograd janë me gripin e derrit. Ushtria ka në plan të lëshojë një njoftim zyrtar të premten. RTS njofton se një rast u rregjistrua në një shkollë të mesme tjetër të Beogradit dhe është infektuar gjithashtu një shoqërues turistësh nga kryeqyteti.
Disa ditë më parë, Kroacia njoftoi se 27 studentë të Akademisë së Policisë së Zagrebit kanë gripin e derrit, duke përfshirë një prej tyre të shtruar në spital. (Pres, B92, RTS - 29/10/09; BNR, Darik, Dnevnik, DPA - 28/10/09)