28/10/2009
ANKARA, Turqi -- Ushtria njoftoi të martën (27 tetor) se ka nisur një hetim në njoftimet e një plani brenda rradhëve të saj për të rrëzuar Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet. Komploti i dyshuar u shfaq së pari në qershor, kur gazeta Taraf njoftoi se kishte marrë një kopje të një dokumenti që përmbante hollësi të tij. Fillimisht, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Ilker Bashbug e mohoi njoftimin, duke pretenduar se dokumenti ishte 'i sajuar" dhe "ishte pjesë e një fushate shpifëse". Media, partitë politike dhe shoqatat e avokatëve i kanë bërë thirrje qysh atëhere atij ose të japë dorëheqjen ose të shpërbëjë grupet e juntës brenda forcave të armatosura. (Zaman, Hurriyet - 28/10/09; World Bulletin - 27/10/09)