25/10/2009
SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikola Gruevski bën thirrje për dialog me Greqinë lidhur me debatin e emrit midis dy vendeve gjatë fjalimit të tij të premten (23 tetor) që shënon Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase. "Ky debat është sjellë nga jashtë," tha Gruevski. "Megjithatë, unë dua të theksoj sot se ne po kërkojmë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët."
Duke ju referuar përpjekjeve të mëparshme greke për parandalimin e Maqedonisë që ti bashkohet NATO-s dhe BE-së, Gruevski tha se bllokada të tilla kanë dëmtuar të dyja vendet dhe i kanë çuar larg gjetjes së një zgjidhje. (Makfax, MIA - 23/10/09)