23/10/2009
VIENE, Austri -- Shqipëria përmbushi shumicën e rekomandimeve të OSBE në zgjedhjet parlamentare të saj të qershori dhe ka bërë përparim lidhur me identifikimin e votuesve dhe rregjistrimin, sipas një raporti vjetor të paraqitur nga Ambasdori i OSBE në Tiranë Robert Bosh. Duke informuar Këshillin e Përhershëm të organizatës të enjten (22 tetor) në Vienë, ai i kërkoi Partisë Socialiste (PS) të opozitës të Shqipërisë që t'i japë fund bojkotit dhe të kthehet në parlament për të ndihmuar në miratimin e reformave lidhur me BE. Por Bosh pranoi se kishte çështje të ligjshme lidhur me zgjedhjet. Ai kritikoi procesin e numërimit të votave në qershor duke thënë se partitë politike e politizuan procesin. Ai vuri në dukje gjithashtu se Partia Demokratike në pushtet përdori mekanizma shtetërore në favor të saj gjatë fushatës dhe se shumë ankesa të PS nuk janë trajtuar. (Shqip, Shekulli, Gazeta Shqiptare, Panorama - 23/10/09)