23/10/2009
BUKURESHT, Rumani -- Partia Kombëtare Liberale (PNL) paraqiti një projekt-ligj të enjten (22 tetor) për të pakësuar parlamentin në një numër të përgjithshëm prej 316 përfaqësuesish: 99 senatorë dhe 217 deputetë, në krahasim me 471 përfaqësuesit e tanishëm, përfshirë 137 senatorë dhe 334 deputetë. Ndryshe nga Presidenti Traian Bashesku, i cili do që t'a shndërrojë legjislaturën me dy dhoma në një dhomë të vetme, PNL do që të mbajë modelin me dy dhoma, por që çdo anëtar të përfaqësojë më shumë njerëz. Çdo senator do të përfaqësojë 221,000 shtetas në vend të 160,000, ndërsa çdo deputet do të përfaqësojë 110,000 nga 70,000 tani. Pakësimi ka për qëllim organizimin e procesit ligjor dhe kursimin e parave. (Curierul National, Evenimentul Zilei, Gandul - 23/10/09; Deutsche Welle, DPA, AP, Mediafax - 22/10/09)