Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Udhëheqësit e Kosovës thonë se zgjedhjet nuk do të cënojnë koalicionin në pushtet

23/10/2009

PRISHTINE, Kosovë -- Udhëheqësit e dy partive kryesore politike dhe partnerëve në pushtet, Presidenti Fatmir Sejdiu i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryeministri Hashim Thaçi i Partrisë Demokratike të Kosovës, ranë dakord të enjten (22 tetor) se zgjedhjet bashkiake të 15 nëntorit nuk do të dëmtojnë partneritetin e tyre. Gjatë një vizite në Komisionin Qendror Zgjedhor (CEC) Sejdiu tha se koalicioni i shërben stabilitetit. Thaçi shtoi se "asgjë nuk mund ta trondisë partneritetin shtet-formues." Të dy ata ranë dakord se procesi zgjedhor është një provë e madhe, pas shpalljes së pavarësisë vitin e kaluar.

Ndërkohë, Ambasadori i SHBA në Prishtinë Kristofer Dell paralajmëroi të enjten (22 tetor) institucionet e Kosovës dhe partitë politike kundër përfshirjes së CEC në fushatat e tyre. "Unë i kërkoj presidentit dhe partive politike ... që t'i japin CEC hapësirë, kohë dhe dinjitet për të bërë me përgjegjësi punën e tij," tha Dell. (Kosova Sot, Zeri, Koha Ditore - 23/10/09; TV 21, Kohavision, Rtk - 22/10/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes