21/10/2009
STRASBURG, Francë -- Shqipëria dhe Bosnjë dhe Herzegovina (BiH) morën një nxitje tjetër në procesin e liberalizimit të vizave pasi një komitet i Parlamentit Europian (PE) miratoi një ndryshim të martën (20 tetor) që shton të dy vendet në të ashtuquajturën "listë e bardhë e Shengenit". Zyrtarisht, vetëm Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi janë përfshirë në valën e ardhshme të liberalizimit që pritet të hyjë në fuqi në janar. Komiteti i PE për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme thotë se ndryshimi i tij do të zbatohet vetëm pasi si Komisioni Europian, ashtu edhe Këshilli i BE të shohin përparimin nga Shqipëria dhe BiH në përmbushjen e kritereve.
Në lajme të tjera, autoritetet në Tiranë kanë nisur të punojnë mbi pyetësorin e vendit për anëtarësimin në BE. Ai përfshin 4,500 pyetje në lidhje me gatishmërinë për t'u bashkuar. Shqipëria bëri kërkesë për statusin e kandidatit në prill. (VoA - 21/10/09; Top Channel, Shekulli, Balkan Web, Klan, Alsat - 20/10/09)