Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Berisha zbut qëndrimin ndaj eshtrave të Nënë Terezës

20/10/2009

TIRANE, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha ka hequr dorë nga ideja e rivarrimit të eshtrave të Nënë Terezës në Tiranë, ku autoritetet thonë se ajo kaloi kohë me familjen përpara se të ikte për në Indi më 1929. "Kërkesa ime ishte thjesht njerëzore," tha Berisha të hënën (19 tetor) duke vizituar një institucion bamirësie të quajtur sipas murgeshës. " Një simbol i madh që bashkon dy kombe nuk mund të kthehet në një kundërshtim midis dy kombeve dhe vendeve tanë," shtoi Berisha, ndërsa shënoi gjashtë-vjetorin e shenjtërimit të saj nga Kisha Katolike. Ai e bëri kërkesën fillestare në Indi më parë këtë muaj, duke shpresuar që të hapte rrugën për të sjellë laureaten e Çmimit Nobel të Paqes në Shqipëri përpara 100 vjetorit të lindjes së saj, gushtin e ardhshëm. Nënë Tereza ka lindur në një familje etnike shqiptare në Maqedoni. (Top Channel, Klan, Alsat, News 24 - 19/10/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes