20/10/2009
ZAGREB, Kroaci -- Media vendase njoftoi të hënën (19 tetor) se policia ka arrestuar shtatë të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtarëve serbë më 1995. Krimet dyshohet se ndodhën në territorin boshnjak në fund të konfliktit të vendit të 1992-1995. Njoftimet e medias sugjerojnë se të ndaluarit janë ish-anëtarë të Ushtrisë Kroate, që dyshohen për vrasjen e pesë ushtarëve serbë në fshatin Mlinishtë gjatë një operacioni nga forcat kroate dhe muslimane kundër serbëve boshnjakë. Sipas një marrëveshjeje midis qeverive kroate dhe boshnjake, Ushtria Kroate luftoi krah për krah me trupat boshnjake kundër serbëve boshnjakë gjatë verës së 1995. (HRT, HINA, Dnevnik, Javno, Reuters - 19/10/09)