18/10/2009
SARAJEVË, Bosnja-Hercegovina (BH) -- Gjykata e BH-së dënoi të premten (16 tetor) boshnjakun serb Milorad Trbic me 30 vjet burg për genocid të kryer në vitin 1995 në Srebrenicë. Trbic u gjet fajtor për vrasjen e dhjetëra njerëzve dhe përfshirjen në keqtrajtimin dhe ndalimin e mijëra bosnjakëve mysliman gjatë masakrës së Srebrenicës. Gjykata e krimeve të luftës të OKB-së, e cila ka dënuar Trbic për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid, e transferoi çështjen në gjykatën e Bh në qershor të vitit 2007. (RTRS, Fena, Onasa, Dnevi Avaz, Reuters, AFP, BBC - 16/10/09)