16/10/2009
TIRANE, Shqipëri -- Mediat në Tiranë njoftuan të enjten (15 tetor) se Komisioni i Venecias i Këshillit të Europës beson se ligji i diskutueshëm i lustrimit, i miratuar nga parlamenti vitin e kaluar shkel kushtetuën shqiptare. I ashtuquajturi ligj i "duarve të pastra" ndalon nga shërbimi në qeveri të kujtdo që ka punuar për policinë e fshehtë të kohës komuniste. Ai u miratua midis kritikës së ashpër nga opozita dhe organizatat ndërkombëtare në dhjetor 2008. Komisioni i Venecias është organi këshillues i Këshillit të Europës për çështjet kushtetuese. (Shekulli, Top News, Klan, Alsat, News 24 - 15/10/09)