Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Qeveria shqiptare mirëpret raportin e KE

15/10/2009

TIRANE, Shqipëri -- Raporti i përparimit i Komisionit Europian (KE) është objektiv dhe pasqyrues i përparimit të Tiranës drejt integrimit në BE, tha të mërkurën (14 tetor) Ministrja e Integrimit në BE Majlinda Bregu. Ajo shtoi se Shqipëria nuk konsiderohet më një vend që nuk mund të organizojë zgjedhje demokratike. Kryeministri Sali Berisha u zotua se "kritika objektive ndaj qeverisë dhe institucioneve të tjera do të shqyrtohet seriozisht." Partia Socialiste (PS) e opozitës thotë se raporti është pozitiv për Shqipërinë, por jo për politikën shqiptare. Zyrtari i PS Ditmir Bushati tha se të gjithë palët duhet të punojnë me qëllim arritjen e standardeve të kërkuar. (Zeri, Koha Ditore - 15/10/09; Ora News, Balkan Web, Shekulli, VoA - 14/10/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes