15/10/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Fushata zyrtare përpara zgjedhjeve të 15 nëntorit nisi të enjten (15 tetor). Gjithsej 73 parti dhe organizata politike do të ndeshen për 37 vende në dispozicion. Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Ambasadori i SHBA Kristofer DFell organizuan një ceremoni me udhëheqësit politikë të mërkurën për të nënshkruar një kod të sjelljes për votimin e ardhshëm. Sejdiu u kërkoi politikanëve që të tregojnë maturi dhe korrektesë gjatë fushatave të tyre. (Kosova Sot, Zeri, Koha Ditore - 15/10/09; Kohavision, Rtk, Klan Kosova - 14/10/09)