15/10/2009
BEOGRAD, Serbi -- Zyrtarët e qeverisë përshëndetën të mërkurën (14 tetor) raportin vjetor të përparimit të Komisionit Europian (KE) lidhur me integrimin përfundimtar europian. Kryeministri Mirko Cvetkoviç dhe Zëvendës/Kryeministri Bozhidar Gjeliç e përshkruan atë si shumë pozitiv, ashtu siç bëri dhe Ministri i Jashtëm Vuk Jeremiç, i cili pranoi se mbetet shumë për të bërë me qëllim që Serbia të bëhet një anëtare e BE.
Në lajme të tjera të mërkurën, policia arrestoi tetë vetë të dyshuar për vrasje, plaçkitje dhe trafik droge e armësh. Operacioni i përbashkët u krye në Beograd, Sabac dhe Sremska Mitrovica pas një viti të tërë hetimi. Grupi i krimit të organizuar dukej se funksiononte në Serbi dhe vendet fqinjë.
Ndërkohë, të enjten, Ambasadori Shëtitës i SHBA për Çështjet e Krimeve të Luftës, Stefen Rap nisi një vizitë dy-ditore në Beograd. Ai do të diskutojë në lidhje me nivelin e bashkëpunimit të Serbisë me gjykatën e Hagës. (RTS, FoNet, B92, Tanjug, Beta, Medjunarodni Radio Srbija - 14/10/09)