14/10/2009
PRISHTINE, Kosovë -- Njësitë e KFOR çaktivizuan një granatë dore të martën (13 tetor) gjetur në oborrin e zyrave të Universitetit të Prishtinës. Policia tha se nuk ka të dyshuar.
Në lajme të tjera të martën, një i ri nga Gjakova u rrah keqaz në pjesën veriore të Mitrovicës të mbizotëruar nga serbët. Njoftimet e medias vendase sugjerojnë se viktima, Ardian Syla shkoi në një bar për të blerë një vizë për 2,000 euro dhe në vend të kësaj u sulmua dhe u rrah. (Kohavision, RTK, Klan Kosova, Telegrafi - 13/10/09)