14/10/2009
SHKUP, Maqedoni -- Më tepër se 90% e maqedonasve mbështesin përpjekjet integruese euro-atlantike dhe europiane të vendit të tyre, sipas një sondazhi të ri nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI). Xhon Kavano, kreu i degës së IRI në Shkup, tha të martën (13 tetor) se 94% e të anketuarve kanë shprehur mbështetje për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ndërsa 96% kanë mbështetur përpjekjen e vendit për në BE. Kavano shtoi se shumica e maqedonasve beson se vendi është i qëndrueshëm dhe se marrëdhëniet shumë-etnike nuk janë prekur nga enciklopedia e re e diskutueshme maqedonase. (Makfax, MIA, A1, Sitel - 13/10/09)