13/10/2009
TIRANE, Shqipëri -- Tre njerëz të armatosur dhe të maskuar plaçkitën një bankë në qytetin port të Vlorës të hënën (12 tetor). Plaçkitësit u larguan me një makinë Mercedez që më pas u gjet e djegur. Nuk është bërë e ditur sasia e parave të grabitura.
Në lajme të tjera, dy vëllezër në qytetin juglindor të Gjirokastrës u arrestuan të hënën pasi policia gjeti 30 kg marihuanë dhe një automatik AK-47 në apartamentin e tyre. Informacioni paraprak lëshuar nga policia sugjeron se ata të dy planifikonin kontrabandë droge në Greqinë fqinjë. (News 24, Top News, Shekulli, Ora News - 12/10/09)