12/10/2009
TIRANE, Shqipëri -- Policia kufitare përgjatë bregdetit të Vlorës kapi dy motobarka në një operacion të shtunën (10 tetor). Duke mos pasur dokumentet e duhur për lundrim në ujrat shqiptare, motobarkat u konfiskuan. Patrullat policore në rajon janë intensifikuar që nga qershori kur bregdeti u hap për përdorim tregtar pas tre vjet ndalimi vënë nga qeverisja e Partisë Demokratike. Bregdeti shqiptar ka përbërë një problem serioz që nga fillimi i viteve 1990 për shkak të emigracionit të paligjshëm dhe kontrabandës së drogës. (ATSH, Shekulli, Lajme - 11/10/09)