07/10/2009
BRUKSEL, Belgjikë -- Komiteti i Çështjeve të Jashtme të Parlamentit Europian (PE) mbështeti të martën (6 tetor) një propozim nga Komisioni Europian për të hequr vizat për shtetasit e Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, duke filluar nga janari. Por komiteti shkoi përtej kësaj, duke kërkuar që Bosnje dhe Herzegovina dhe Shqipëria të përfshihen në procesin e liberalizimit të vizave, ndonëse asnjë nga ato nuk ka përmbushur ende standartet e caktuar nga BE. Anëtarët e PE duan gjithashtu të nisin dialogun e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe të krijojnë një plan për udhëtimin pa viza. (B92, Beta, Tanjug, RTS, Ora News, Shekulli, Top Channel, Balkan Web - 06/10/09)