Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Presidenti çek Klaus thotë se Traktati i Lisbonës nuk jep garanci për zgjerimin e BE

06/10/2009

TIRANE, Shqipëri -- Ratifikimi i Traktatit të Lisbonës të BE nuk është një garanci për zgjerimin e mëtejshëm të BE, tha të hënën (5 tetor) në Tiranë Presidenti i Republikës Çeke Vaklav Klaus pas takimit me homologun e tij shqiptar Bamir Topi. Duke ju përgjigjur një pyetjeje nëse vendi i tij do të ratifikojë traktatin, Klaus tha vetëm se Gjykata Kushtetuese po e analizon atë. Megjithatë, ai përsëriti mbështetjen për kërkesën e Shqipërisë për në BE. Shqipëria paraqiti kërkesën e saj për anëtarësimin në BE në prill, gjatë presidencës çeke të bllokut. Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Klaus zhvilloi gjithashtu bisedime me udhëheqësit vendase mbi marrëdhëniet e ndërsjellta ekonomike dhe investimet çeke në vend.

Gjithashtu të hënën, Kryeministri Sali Berisha vlerësoi "po"-në irlandeze ndaj Traktatit të Lisbonës, duke thënë se kjo inkurajon shqiptarët dhe qeverinë që të vazhdojnë reformat me qëllim që të arrijnë standardet e integrimit të BE. (Shqip, Gazeta Shqiptare - 06/10/09; BBC, Balkan Web, Shekulli, Top Channel - 05/10/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes