Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Gruevski dhe Ahmeti të Maqedonisë diskutojnë mbi enciklopedinë e debatuar

30/09/2009

SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti, udhëheqësi i partnerit më të vogël të koalicionit Bashkimi Demokratik për Integrim në pushtet, ranë dakord të martën (29 shtator) se enciklopedia e re maqedonase e botuar nuk duhet të ndikojë mbi marrëdhëniet ndër-etnike. Partnerët e koalicionit theksuan se ata nuk do të lejojnë që asnjë të përfitojë nga situata ose të dëmtojë bashkë-ekzistencën shumë-etnike. Ata arritën në përfundimin se problemet duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe rekomanduan që Akademia Maqedonase e Shkencës dhe Artit (MANU) të gjejë një zgjidhje për seksionet e debatuara në libër. Më parë, Ahmeti i bëri thirrje Gruevskit dhe Presidentit Gjorge Ivanov që të distancojnë veten e tyre nga enciklopedia, për shkak të mënyrës sesi përshkruhet bashkësia shqiptare. Pas një valë kritikash, MANU vendosi të ndryshojë tekstet e debatuara. (MIA, Makfax, Sitel - 29/09/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes