25/09/2009
TIRANE, Shqipëri -- Presidenti Bamir Topi that të enjtën (24 shtator) se Shqipëria është në dijeni të përgjegjësive që sjell anëtarësimi në NATO, përfshirë përmbushjen e standarteve të Aleancës. "E dimë se ky është vetëm fillimi i punës së madhe të një vendi kontribues, si një anëtar aktiv dhe i përgjegjshëm," tha Topi, pas takimit me Drejtorin e Zyrës së Sigurisë të NATO-s Majkëll Evanof në Tiranë. Evanof tha se Shqipëria vazhdon të jetë një udhëheqës i sigurisë në Ballkan dhe përgëzoi kontributet e vendit në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar dhe trafikimit. (Shqip, Panorama - 25/09/09; Ora News, Koha Jone, Shekulli, Top News - 24/09/09)