07/08/2009
NIKOSIA, Qipro -- Faza e parë e bisedimeve midis Presidentit Demetris Kristofias dhe udhëheqësit qipriot turk Mehmet Ali Talat mbi ribashkimin e Qipros përfundoi të enjten (6 gusht). Talat tha më pas se faza e dytë e bisedimeve do të fillojë më 3 shtator dhe se çështja më e mprehtë që do të trajtohet është ajo e të drejtave të pronës në ishullin e ndarë. I dërguari i posatçëm i OKB në Qipro, Aleksander Dovner thotë se OKB sheh përparim të ndjeshëm në bisedimet. (Financial Mirror - 07/08/09; Anadolu news agency, ITAR-TASS, Xinhua - 06/08/09)