Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Partia e opozitës serbe kërkon zgjedhje të parakohshme

03/08/2009

BEOGRAD, Serbi -- Partia Progresiste e Serbisë (SNS) bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme të dielën (2 gusht) për të kapëcyer atë që ajo e quajti një "krizë të thellë parlamentare". Sipas zyrtarëve të SNS, konflikti brenda koalicionit në pushtet mbi ligjin e propozuar për informacionin publik, sugjeron se qeveria dhe parlamenti nuk funksionojnë mirë dhe nuk ka konsensus mbi përparësitë. Projekt-ligji, i cili do të rregullojë veprimtaritë e medias, shkaktoi mjaft tension midis partnerëve të koalicionit sa që ata ranë dakord ta shtyjnë votimin deri më 31 gusht, duke lënë kohë për t'u këshilluar me gazetarët, shoqatat e medias dhe institucionet europiane që thuhet se kanë shqetësime rreth projekt-ligjit. Zgjedhjet e tjera të përgjithshme të caktuara për Serbinë nuk priten deri në maj 2012.

Në lajme të tjera të dielën, Zëvendës Shefja e Misionit në Ambasadën e SHBA në Beograd, Xhenifer Brush, i tha agjensisë Beta se Uashingtoni do të bëjë çdo përpjekje për të ndihmuar Serbinë që të bashkohet me BE dhe NATO. Ajo shtoi se një qëllim kryesor i administratës së SHBA është një Serbi e suksesshme dhe një rajon i suksesshëm, që do të bëhej pjesë e një Europe të suksesëshme. (Tanjug, B92, RTS, Beta, Radio Srbija - 02/08/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes