Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Turqia kërkon zgjidhje demokratike të konfliktit kurd

03/08/2009

ANKARA, Turqi -- Qeveria premtoi të dielën (2 gusht) të ndjekë një "rrugë demokratike" dhe të arrijë mirëkuptim publik mbi mënyrat për të kapërcyer konfliktin 25 vjeçar me minoritetin kurd. Javën e shkuar, qeveria e Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se do t'u japë më shumë të drejta kurdëve dhe do të inkurajojë partitë opozitare dhe grupe të tjerë që të ndihmojnë për zgjidhjen e konfliktit. Të dielën, Ministri i Brendshëm Beshir Atalai zhvilloi një takim prej pesë orësh me 15 gazetarë të shquar vendas, duke kërkuar opinionet e tyre mbi mënyrat për të zgjidhur konfliktin, i cili ka marrë 40,000 jetë njerëzish. Atalai propozoi krijimin e dialogut me intelektualët kurdë dhe veprimtari të tjera që kanë për qëllim bindjen e Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që të lërë malet në Irakun e veriut ku ka bazat e veta dhe të kthehet në Turqi. (Reuters, Milliyet, Radikal - 02/08/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes