Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Kosor diskuton në Bruksel mosmarrëveshjen e kufirit Kroaci-Slloveni

24/07/2009

BRUKSEL, Belgjikë -- Kryeministrja e re e Kroacisë Jadranka Kosor u takua me zyrtarët e BE në Bruksel të enjten (23 korrik), udhëtimi i saj i parë jashtë që nga zgjedhja e saj në detyrë më parë këtë muaj. Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Baroso dhe Presidenti i Parlamentit Europian Jerzhi Bushek përsëritën se Kroacia dhe Sllovenia duhet të zgjidhin vetë mosmarrëveshjen e tyre të gjatë për kufirin. Grindja ka bllokuar kërkesën e pranimit të Kroacisë në BE gjatë disa muajve të fundit. BE u përpoq të ndërmjetësojë për pak kohë, por vendosi muajin e fundit t'ia lërë këtë Kroacisë dhe Sllovenisë.

Gjithashtu të enjten, Baroso u takua me Kryeministrin malazes Milo Gjukanoviç për të diskutuar mbi hapat e mëtejshëm në procesin e integrimit europian të vendit. Vizita e Gjukanoviç erdhi një ditë pasi Komisioneri i Zgjerimit të BE Olli Rehn dorëzoi një pyetësor mbi gatishmërinë e vendit për t'u bashkuar me bllokun. Barroso vlerësoi përparimin e Malit të Zi në përmbushjen e standarteve të kërkuara nga BE dhe theksoi se përparësia tani duhet të ishte "zbatimi i efektshëm i ligjeve". (HRT, HINA, Vjesnik, Croatian Times, Dnevnik, Poslovni, Reuters, RTCG, Tanjug - 23/07/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes