Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

G17 Plus do të konkurojë e vetme në zgjedhjet serbe

21/07/2009

BEOGRAD, Serbi -- G17 Plus do të mobilizojë votuesit e saj dhe do të konkurojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme, i tha të hënën (20 korrik) Blic, zëvendës/kryetari i grupit parlamentar Vllajko Seniç. Në maj 2008, G17 Plus dhe DS mbështetën demokracinë dhe morën pjesë në koalicion gjatë disa cikleve zgjedhjesh dhe qeverish. Megjithatë, njoftimet më të fundit nga të dy partitë bëjnë me dije se marrëdhëniet janë përkeqësuar në muajt e fundit, ndonëse të dyja mohojnë ndonjë ndarje në koalicionin e tyre në pushtet. Javën e kaluar, megjithatë, DS nënshkroi një memorandum bashkëpunimi paraprak me dy nga partnerët e koalicionit, Partinë Socialiste Serbe dhe Partinë Demokratike të Sanxhakut dhe tha se nuk do ta ftonin G17 Plus të bashkohej, tani për tani. (Blic, B92 - 20/07/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes