20/07/2009
ATHINE, Greqi -- Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët (UNHCR) tha të premten (17 korrik) se kishte pezulluar pjesëmarrjen e vet në komitetin këshillimor që shqyrtonte kërkesat për azil në Greqi, për të protestuar ndaj rregullave të reja mbi dhënien e azilit. Agjensia tha se rregullat e reja do të komprometojnë efektshmërinë dhe rregullsinë e procedurës për të përcaktuar statusin e refugjatit në Greqi, ashtu siç kërkohet nga legjislacioni ndërkombëtar dhe europian. Rregullat e reja të procesimit vetëm do ta bëjnë sistemin e aplikimit më të zgjatur, paralajmëroi zyra. Vitin e kaluar, Greqia u dha azil 379 vetëve nga gati 20,000 kërkesa, një nga normat më të ulta të pranimit në BE. (Kathimerini, AFP, AP - 18/07/09)