Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Greqia dhe Qiproja kritikojnë planet e Turqisë për eksplorimin e naftës

20/07/2009

ATHINE, Greqi -- Media greke njoftoi të hënën (20 korrik) se Athina dhe Nikosia kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të Turqisë për të autorizuar Turkish Petroleum Corporation që të nisë një projekt eksplorimi të naftës në Mesdhe. Javën e shkuar, Ankaraja njoftoi se një anije turke do të nisë eksplorimin e burimeve të hidrokarbureve në katër zona pranë bregut të Qipros. Zyrtarët në Athinë dhe Nikosia thonë se veprimi është parashikuar t'i kundërvihet një projekti të ngjashëm nga administrata qipriote greke. Në maj, qeveria qipriote njoftoi planet për pajtimin e një ndërmarrje të SHBA për të nisur eksplorimin e naftës në zonën ekskluzive të saj në Mesdhe. (Ethnos, Ta Nea, Naftemporiki, Apogevmatini, Famagusta Gazette - 20/07/09; Kathimerini - 18/07/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes