14/07/2009
ANKARA, Turqi -- Presidenti Abdullah Gul tha të hënën (13 korrik) se Turqia dëshiron të shohë përfundimin shpejt të bisedimeve të ribashkimit të Qipros dhe zhvillimin e një referendumi deri nga fundi i vitit, njoftoi media. "Qëllimi ynë përfundimtar është të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për ishullin dhe për të krijuar një zonë më vete bashkëpunimi midis Turqisë, Greqisë, Qipros dhe BE," i tha Gul një konference të përbashkët shtypi pas takimit me kreun vizitues qipriot turk Mehmet Ali Talat.
Më vete të hënën, Presidenti qipriot Demetris Kristofias kundërshtoi çdo marrëveshje ribashkimi që do të lejojë Turqinë të mbajë statusin e saj të garantuesit mbi ishullin dhe të drejtën për ndërhyrje ushtarake. "Qipriotë grekë nuk duan që ishulli të mbetet nën kujdestari," tha ai. Ankaraja ka këmbëngulur që garancitë e sigurisë të jenë një pjesë e çdo marrëveshjeje ribashkimi, gjë që do t'i japë të drejtë Turqisë të ndërhyjë nëse turqit qipriotë vihen nën kërcënimin e një sulmi. (Anadolu news agency, Haber Turk, Hurriyet, Naftemporiki, AP - 13/07/09)