Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Qiproja do të zhvillojë referendume mbi bashkimin

13/07/2009

NIKOSIA, Qipro -- Bashkësive qipriote greke dhe qipriote turke do t'u kërkohet të miratojnë një marrëveshje ribashkimi në referendume të njëkohshëm dhe më vete, tha të dielën (12 korrik) zëdhënësi i qeverisë Stefanos Stefanu. "Populli i Qipros do të jetë ai që do të vendosë," tha ai. Duke e përshkruar periudhën e tanishme si vendimtare për bisedimet e ribashkimit, ai tha se federata dy-zonale me dy bashkësi është e vetmja rrugë për të "rivendosur integritetin territorial, sovranitetin dhe lirinë" në Qipro.

Të premten, Presidenti qipriot Demetris Kristofias paralajmëroi se gjendja e tanishme në Qipro "përfshin rreziqe të mëdha". Në komentet e cituar nga media vendase ai tha se procesi i ribashkimit në vazhdim do të vazhdojë pasi "nuk ka rrugë tjetër për të arritur një zgjidhje".

Në lajme të tjera, udhëheqësi qipriot turk Mehmet Ali Talat mbërrin në Ankara të hënën për një vizitë pune dy-ditore. Ai do të diskutojë procesin e ribashkimit me Presidentin turk Abdullah Gul, Kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan, Ministrin e Jashtëm Ahmet Davidoglu dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Ilker Bashbug. (Famagusta Gazette, Philelefteros - 13/07/09; CNA, Anadolu news agency, Zaman - 12/07/09; CNA, Famagusta Gazette, CNNTurk - 10/07/09)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes