08/07/2009
TIRANE, Shqipëri -- Policia konfiskoi dhe shkatërroi drogë në disa operacione në të gjithë vendin gjatë disa ditëve të kaluara, njoftoi media vendase të martën (7 korrik). Në fshatin e Shkrelit pranë Shkodrës u zbulua kanabis, si dhe në një fshat pranë Tepelenës. Të dielën, policia në qytetin e Korçës arrestoi një të dyshuar që transportonte 30 paketa marihuane në rrugën kryesore Korçë-Gjirokastër. Droga dyshohet se ishte fshehur në dy çanta sportive. (Ora News, Shekulli, Top News - 07/07/09)