07/07/2009
TIRANE, Shqipëri -- Gjykata e Lartë në Tiranë të hënën (6 korrik) shtyu përsëri gjyqin e ish-Ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili përballet me akuza të abuzimit të pushtetit. Avokatët e Mediut nuk u paraqitën në gjykatë, duke fajësuar mbylljen e përkohshme të një tuneli përgjatë autostradës Durrës-Kukës. Prokurorët thonë se mbyllja e tunelit ishtë njoftuar ditë përpara. Procedimet tani janë planifikuar të fillojnë në shtator. Mediu akuzohet në lidhje me shpërthimet e depos së municionit të vitit të kaluar në Gërdec që vranë 26 persona dhe plagosën 300. (News 24, Balkan Web, Telegrafi, Shekulli - 06/07/09)